MPJ: Numra telefoni për t’u informuar për shqiptarët në Stamboll
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënoi me forcën më të madhe shpërthimet terroriste që goditën aeroportin e Stambollit dje në mbrëmje, me pasojë humbjen e jetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve.
“Shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjarët e viktimave dhe qeverinë turke, si dhe solidaritet me Turqinë mike dhe vendosmëri për të qenë së bashku në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizimit të dhunshëm”, thuhet në një njoftim për shtyp të MPJ-së.
MPJ informon gjithashtu shtetasit shqiptarë se shërbimi konsullor i kësaj ministrie ka vënë në dispozicion adresën elektronike [email protected] dhe numrat e telefonit +355699826678 dhe 08000022 për të asistuar të gjithë ata shtetas, të afërmit e të cilëve ndodhen në Stamboll.
KOHA JONË SONDAZH

