MPJ: Shqiptarë evitoni udhëtimet në zonat e konfliktit

Në vijim të zhvillimeve më të fundit në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme udhëzon shtetasit shqiptarë që, për arsye sigurie, të evitojnë udhëtimet në zonat e prekura nga konfliktet.

 MPJ informon shtetasit shqiptarë se shërbimi konsullor i kësaj ministrie ka vënë në dispozicion adresën elektronike [email protected] dhe numrat e telefonit pa pagesë +355699826678 dhe 08000022 për të asistuar të gjithë të ata shtetas, të afërmit e të cilëve ndodhen në zona konflikti në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

 Ministria e Punëve të Jashtme fton të interesuarit të kontaktojnë sa më parë të jetë e mundur në adresën elektronike dhe numrat e telefonit të sipërpërmendura për të informuar mbi vendndodhjen dhe për të ofruar numrat e telefonit të të afërmve të tyre që jetojnë në këto zona dhe që kanë nevojë për asistencë konsullore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?