MPJ: Shqiptarët në Turqi të shmangin zonat e trazuara

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim dhe vëmendje të veçantë zhvillimet e orëve të fundit në Turqi.

“Përshëndesim vendosmerinë e popullit turk dhe përfaqësuesve të tyre legjitimë për të rikthyer rendin kushtetues dhe shprehim mbështetje të plotë për qeverinë e zgjedhur demokratikisht, institucionet e vendit dhe sundimin e së drejtës.

Turqia mike dhe aleate e ngushtë në NATO është një vend kyc në luftën kundër terrorizmit me kontribute të pazëvendësueshme në përballimin e sfidave të sigurisë dhe një prej shtyllave të rendit ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

MPJ shpreh ngushëllimet më të sinqerta për autoritetet dhe popullin turk për jetët e humbura. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe normalizim të shpejtë të situatës në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të shmangin zonat e prekura nga trazirat, të ndjekin udhëzimet e autoriteve turke dhe mediat lokale në vijimësi.

Ambasada jonë në Ankara dhe Konsullata në Stamboll janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave për asistencë.

Kërkojmë mirkuptimin e qytetarëve tanë dhe bashkëpunimin e operatorëve turistikë që deri në normalizimin e plotë të situatës të koordinojnë veprimet për levizjet e parashikuara drejt Turqisë.

Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që aktualisht gjenden atje të kontaktojnë në numrin e telefonit në Ankara +90 549 561 1985, në Stamboll +90 539 506 0417 dhe email [email protected]”, thuhet në deklaratën zyrtare të MPJ-së rreth ngjarjeve në Turqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?