MSH: Uji i ujësjellësit të Marinzës nuk mund të përdoret

Prokuroria e Fierit po vijon hetimet lidhur me shpërthimin e gazit në zonën e Marinzës në Fier.

Sipas njoftimit të prokurorisë, në kuadër të hetimit, krahas veprimeve të tjera proceduriale, janë administruar edhe rezultatet e ekspertimeve të disa institucioneve, të cilët, në vija të përgjithshme, kanë dhënë këto përgjigje

Kështu, provat administruar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, tregojnë se nënkontraktori i Kompanisë Bankers Petroleum që kryen operacionet e shpimit, ka qenë i papërgatitur, si në aspektet teknike, ashtu edhe ato organizative, për të përballur raste të tilla.

Sherbimi Gjeologjik Shqiptar vlerëson se shkaktarë të fenomeneve të ndodhura është veprimtaria shfrytëzuese e naftës nga ana e Kompanisë.

Agjensia Kombetare e Mjedisit në provat e depozitaura tregon se vlera e matur e SO2, krahasuar me normen e OBSHe tejkalon ne masen 56.1 %. Vlera e matur NO2, krahasuar me normen e OBSHe tejkalon ne masen 49 %.

Nga Ministrisa e Shëndetësisë prokuroria ka mësuar se uji i ujësjellësit të fshatit Marinëz nuk mund të përdoret për furnizim publik (pirje, përgatitje ushqimesh, higjenë personale), por vetëm për përdorim komunal, deri në përmbushjen e kërkesave të cilësisë së ujit, sipas standartit shqiptar në fuqi dhe Direktivave të BE-së. Uji i puseve familjare është jashtë standartit, rekomandohet të mos përdoret. 

SHKARKO APP