Muaji i letërsisë, Presidenti Begaj: Çdonjëri prej nesh duhet të nxisë e të promovojë leximin e librit shqip

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi sot një librari kafe në Tiranë, për të përcjellë mesazhin e tij për muajin tetor, i konsideruar si muaji i letërsisë.

“Çdonjëri prej nesh duhet të nxisë e të promovojë leximin e librit shqip. Kështu ruajmë e trashëgojmë identitetin tonë gjuhësor, kulturor e kombëtar. Faleminderit botuesve shqiptarë të angazhuar në këtë mision kombëtar!”, shkroi Presidenti Begaj në një status që shpërndau në profilin e tij zyrtar në facebook.

Ndër nismat parësore të Presidentit të Republikës janë ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare për ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë shqiptare, ndërgjegjësimi mbi leximin dhe promovimin e politikave të librit shqip.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?