Muaji janar përgjak rrugët, mbi 100 aksidente në 25 ditë, 18 viktima
Ende pa u mbyllur janari, gjatë 25 ditëve të para në vend kanë ndodhur më shumë se 100 aksidente rrugore, ku kanë humbur jetën 18 persona. Këto ngjarje kanë lënduar qindra persona të tjerë, ndërsa ekspertët kërkojnë bashkëpunim mes institucioneve për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Nga ana tjetër masat që deklaron policia nuk kanë pasur rezultat.
Ende pa mbaruar muaji maj, në rrugët e vendit janë rritur ndjeshëm aksidentet rrugore nga të cilat janë shkaktuar dhe vdekja e 18 personave.
Në 25 ditët e para të muajit janar, janë regjistruar 117 aksidente rrugore, në të cilat humbën jetën 18 qytetarë, ndërsa 11 të tjerë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Plagë më të lehta kanë marrë 135 persona, të cilëve u janë shkaktuar si pasojë e aksidenteve.
Në të njëjtën periudhë të vitit 2020 u shënuan 93 aksidente, nga të cilat humbën jetën 16 persona si dhe u plagosën 95 të tjerë.
Policia thotë se ka shtuar numrin e efektivëve në terren, por kjo masë nuk ka pasur efekt në parandalimin e aksidenteve.
Përveç kushteve të motit, rritja e numrit të aksidenteve është shkaktuar edhe nga mos respektimi i kufizimeve të shpejtësisë apo edhe ndërhyrjet në rrugë.