Muçollari: Nuk do të ishte çudi finalizimi i heqjes së ”non-gratës” për Berishën në Amerikë

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD-së, komentoi zërat mbi një heqje të mundshme të ”non-gratës” së kreut të kësaj partie, Sali Berishës. ”Prej kohësh ka një ridimensionim të marrëdhënieve të Partisë Demokratike me të gjithë faktorin ndërkombëtar. Deri para dy vitesh nuk vinte asnjë përfaqësues i lartë në seli, ndërsa para disa muajsh erdhën anëtarë të Parlamentit Europian.

Në këtë aspekt, nuk do të shikoja aspak të çuditshme edhe finalizimin e heqjes së “non gratës”, si një padrejtësi të kryer ndaj liderit të opozitës dhe opozitës në tërësi”, tha Muçollari në A2CNN.

”Nuk kam dëgjuar zëra të tillë, por është mëse e pritshme dhe besoj që do t’i shërbejë jo vetëm opozitës, por edhe vendit. Unë patjetër që jam optimist, pasi kam përshtypjen që të gjithë kalvarin e vuajtjes dhe problematikave opozita e kaloi tashmë. Mbase tani është një moment i ri, rigjenerimi, ripërtëritjeje, pse jo edhe një moment i ri në raport me SHBA dhe Bashkimin Europian”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?