Muhamet Rrumbullaku në SHBA, takon Zv.Prokurorin e Përgjithshëm: Mbështetje Policisë shqiptare

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, mori pjesë në Konferencën e Shefave të Policisë, e cila u mbajt në Dallas, Texas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë (IACP) është shoqata profesionale më e madhe dhe më me ndikim në botë, për drejtuesit e Policisë.

Tema kryesore e konferencës ishte diskutimi për gjetjen e metodave dhe formave sa më efikase për të luftuar krimin e organizuar transnacional, llojet e tjera të krimit, terrorizmin dhe radikalizmin e dhunshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nisje të konferencës, Drejtori i FBI-së dhe Prokurori i Përgjithshëm kanë përshëndetur nga afër të pranishmit në këtë event dhe kanë vlerësuar rolin e shefave të Policisë, në intensifikimin e masave kundër këtyre fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, pjesëmarrësit në “The International Association of Chiefs of Police (IACP) Annual Conference and Exposition 2022” janë përshëndetur nëpërmjet një video-mesazhi, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Gjatë ditëve të zhvillimit të konferencës, Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme, me Zv.prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, përfaqësues të ICITAP-it, homologët e rajonit dhe me përfaqësues të Shoqatës Amerikano-Shqiptare të Zbatimit të Ligjit.

Zv.prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Kenneth A. Polite, i ka ofruar mbështetje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nëpërmjet ICITAP-it, si dhe ka vlerësuar angazhimin dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit dhe terrorizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?