Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:33 Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump Gianni Infantino përballet me një tjetër çështje të ndërlikuar, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, presidenti i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Muka: Maskat nuk ulin infeksionin, Shqipëria të mos adaptojë masa kur nuk ka kapacitete

Aktualitet E premte, 23 Tetor 2020 20:33
Muka: Maskat nuk ulin infeksionin, Shqipëria të mos adaptojë masa kur nuk ka kapacitete
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mjeku epidemiolog, Taulant Muka, i ftuar në edicionin qëndror në Ora News, përballë gazetares Matilda Mcini, foli rreth situatës së COVID-19 në botë, duke e krahasuar edhe me atë se çfarë po ndodh në Shqipëri.

Për Mukën, vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm tek rastet e shtuara të infeksionit, por kryesisht tek manaxhimi i numrit të vdekshmërive.

Taulant Muka: Përqendrimi i vëmendjes nuk duhet të jetë vetëm në shtimin e rasteve. Ne duhet ta zhvendosim vëmendjen tashmë tek numri i personave simptomatikë, tek shtrimet dhe gjithashtu edhe vdekshmëria. Nëqoftëse shikojmë Suedinë, megjithëse ka raste të shtuara, shikojmë që niveli i vdekshmërive është i ulët.

Madje nga Janari në Shtator, vdekshmëria është më e ulët krahasuar me vitin 2013 dhe e njëjtë me vitin 2015. Besoj që alarmi nuk duhet të jetë si më parë. Në besimin tim, shikoj shumë veprime që po merren në botë, që të mos jenë tashmë të bazuara vetëm në shkencë, por të jenë edhe vendime politike, siç është edhe vendosja e maskave.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Suedia e ka arritur hospitalizimin dhe manaxhimine numrit të vdekshmërive, kjo për shkak të qetësisë popullore. Por sipas ish-zv.Ministrit të Arsimit, asnjë vend, madje edhe Shqipëria, nuk duhet të adaptojë masat e një shteti tjetër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Taulant Muka: Suedia realisht nuk u nxitua dhe nuk u ndikua nga paniku. Duke parë numrat dhe në mënyrë të vazhdueshme aplikoi shkencën që po ndërtohet dhe mendoi në mënyrë afatgjatë në manaxhimine COVID. Sigurisht që mbyllja e një shteti vjen me pasoja të mëdha jo vetëm ekonomike, por edhe pasoja të mëdha shëndetësore.

Mund t'ju interesojë

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perë...

Para 14 minutash
Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 21 minutash
Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 44 minutash

Do të jetë shumë e vështirë që të kthehemi në një situatë ku ne mund ta çrrënjosim virusin. Suedia ishte shumë e prerë në vendimet që ndërmori dhe nuk kanë ndryshuar pothuajse asnjë masë që nga fillimi i pandemisë e deri tani. Është shumë e rëndësishme që çdo shtet të shikojë kapacitetet e veta dhe të bazohet në ato kapacitete që ka për të ndërmarrë masat, duke menduar në plan afatgjatë.

Taulant Muka theksoi se nuk ka vend për alarm, ajo që duhet është ndërgjegjësim dhe respektim masash.

Taulant Muka: Edhe në Shqipëri nëse shikojmë vdekshmërinë, nuk është se është rritur krahasuar me vitet e tjera. Në vitin 2014 vdekshmëria ka qenë ndër më të lartat krahasuar me vitet pasardhëse.

Prandaj nuk duhet të alarmohemi dhe të shikojmë numrat, por duhet të mundohemi të edukojmë dhe ndërgjegjësojmë shoqërinë që ca masa që janë me të vërtetë efektive, siç është larja e duarve, distancimi fizik në ambjentet e brendshme dhe moslejimi i grumbullimit.

Ndërkohë në botë ka vende që janë gjunëzuar përballë situatës që ka shkaktuar COVID-19. Për epidemiologun Muka, shkak kryesor është marrja e disa masave, siç është maska, që nuk kanë treguar efikasitet. Masa të cilat janë politike, e që tashmë po zbatohen edhe në vendin tonë.

Taulant Muka: Kjo është e pritshme sepse shoqëria është gjunëzuar. Njerëzve iu mungon jeta normale. Ata nuk mund të qëndrojnë në izolim gjatë gjithë kësaj kohe pasi nuk e dimë se kur do të dalë edhe vaksina. Është shumë e rëndësishme që të bëjmë ato që kemi kapacitet dhe jo të imitojmë.

Nëse shikojmë grafikun ku janë Franca, Spanja, Italia, Çekia, janë shtete të cilat kanë aplikuar maskën, duke e menduar si një ndërhyrje efikase. Por po të marrim Suedinë, dhe vendet e tjera nordike, nuk kanë trende më të mirë se këto shtete. Pra nuk duhet të nxitohemi me marrjen e masave që nuk kanë rezultuar të jenë efikase, të paktën në komunitete.

Unë kam edhe një grafikë tjetër që bën rianalizim të të dhënave të një studimi, që thonin se maskat ndikojnë në uljen përhapjes së infeksionit.

Faktikisht autorët kishin bërë një analizim të gabuar të të dhënave pasi kishin vendosur të dhëna që kishin investiguar disa ndërhyrje, jo vetëm të maskave dhe rezultatin e tyre ia kishin atribuar vetëm maskave.

Dhe ky është një problem metodologjik. Riananlizimi i të dhënave tregonte që maskat nuk kishin asnjë efekt në uljen e infeksionit.

Etiketat e lidhura

Taulant Muka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump
Para 14 minutash

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit
Para 14 minutash

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 21 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 37 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 17 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.