Mullet, vret nipin me çifte dhe më pas qëllon veten
Krim i rëndë brenda familjes shënohet në një zonë perfikerike të Tiranës. Një i moshuar ka vrarë nipin e tij me çifte, në rrethana që ende nuk dihen. Por pas këtij akti, ai ka qëlluar edhe veten, në përpjekje për t’u vetëvrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Mullet të Tiranës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet që çuan në këtë konflikt të armatosur mes të afërmve. Dyshimet e para flasin për një konflikt për shkak pronësie. Sipas të dhënave, fillimisht ka patur një konflikt verbal midis shtetasit Besim Hoxha, i cili më pas ka qëlluar me armë nipin e tij, Hasan Hoxha. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital, por pa mundur të mbijetojë. I penduar dhe i traumatizuar, siç duket nga akti i kryer, Besim Hoxha ka qëlluar veten me të njëjtën çifte. I plagosur ai është dërguar në spital, ku pak minuta më pas ka vdekur.
KOHA JONË SONDAZH

