Mund të ishte kthyer në masakër ngjarja në shesh/Mema: Unë i dhashë djathtas, makina më iku majtas

Arben Mema, personi që hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”, duke rrezikuar jetën e njerësve, ka dalë sot para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

Akuzat për Arben Memën janë “vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentative”, “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “shkatërrim prone” dhe “largim nga vendi i aksidentit”. Kur u pyet se pse e bëri atë veprim, Mema tha: “Unë i dhashë djathtas, makina më iku majtas”.

Ishte Klodiani një i ri 22-vjeçar i cili mundi të ndalonte atë fillimisht para se të shkaktonte një tragjedi , dhe pastaj bashkë me qytetarët e tjerë e neutralizuan deri në ardhjen efektivëve. Memës i’u gjetën edhe lëndë narkotike në makinë ditën e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?