Mund të udhëtoni në Europë me vaksinim kinez apo rus? Ç’thotë Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar ditën e sotme në një studio televizive ka folur për pasaportat e vaksinimit.

Ndër të tjera Manastirliu është shprehur në Neës24 se deri në këto momente nuk ka një autorizim nga vendet evropiane në lidhje me këtë problematikë. Ministrja theksoi se beson që edhe me vaksinat kineze e ruse, të cilat, nuk janë certifikuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave, janë të efektshme dhe do të lejohen së shpejti nga vendet Evropiane.

“ Ende nuk është e autorizuar dhe s’ka vendim të vendeve Evropiane nëse do të udhëtosh duhet të jesh i vaksinuar dhe me ato vaksina. BE merr parasysh dokumentet e licencuara nga EMA, por ka edhe dokumente shtesë, si të personave që nuk janë me COVID, apo e kanë kaluar.

Nuk ka ende vendim të autorizuar që pasaporta e vaksinimit do të përbeje vetëm një komponent, apo do të ketë të tre komponentët. Megjithatë ajo që vlerësohet është që do të jenë të treja si kushte, nëse njëra prej tyre plotësohet do të krijojë të drejtën për të kaluar në një vend Evropian. Nuk besoj që është problem nëse një vaksinë nuk është certifikuar nga EMA.

Sepse këto vaksina mund të kenë dosjet e tyre atje. Pra janë të gjitha procese që kërkojnë kohën e tyre, nuk e përjashtojnë faktin që janë vaksina të efektshme, mbrojnë.”- tha Manastirliu.

SHKARKO APP