Mundësi të mëdha për studime në Londër

Cambridge Education Group sjell në Tiranë ekspertizën më të mirë Britanike. Të enjten në hotel Rogner, ora 18:00 takim me themeluesin e ONCAMPUS University in London, zotin Peter McLaughlin*.

Zoti McLaughlin, çfarë është Oncampus dhe çfarë u ofron ai studentëve?

– ONCAMPUS është ofruesi i Foundation, Vitit të 1 Ndërkombëtar dhe Programeve të kualifikuara Master të Cambridge Education Group dhe punon në partneritet me universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe SHBA. Ne ofrojmë programe me cilësi të lartë për të mbështetur studentët ndërkombëtarë për të zhvilluar aftesitë akademike, personale dhe profesionale të nevojshme për të qene të suksesshëm në universitet. Stafi i kualifikuar ofron mbështetje brenda dhe jashtë klasës dhe çdo nxenësi i caktohet një mësues personal. Angazhimi ynë ndaj cilesisë është reflektuar në rezultatet e dalluara të nxënësve tanë, me mbi 4.000 studentë qe vijojnë degën e zgjedhur të studimeve të tyre. Ne jemi pjesë e Cambridge Education Group që ka ndihmuar studentët ndërkombëtare në arritjet e qëllimeve të tyre universitare prej më shumë se 60 vitesh.

Arritjet tona këtë vit përfshijnë:

ONCAMPUS London- studentët e parë që ndjekin studimet në London School of Economics, pas nje programi Foundation. 100% e nxënësve të IFP vijuan në 50 universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. 57% e studentëve tanë shënuan A * A, ndërkohe që mesatarja e Mbretërisë së Bashkuar është 26%. 80% e studentëve të masterit vazhduan në një nga 50 universitetet më të mira.

 ONCAMPUS Coventry kaloi i 15-ti ne ranking-un e Britanisë me mbi 15 lëndë të vlerësuara në 20 më të mirët. Studentët tanë tashme mund të hyjnë direkt në vitin e 1 pas ‘College’ nëpërmjet programit të Vitit të 1 Ndërkombëtar .

ONCAMPUS LSBU –25 programe të ndryshme Biznesi & Ekonomie të disponueshme në programin e Vitit të 1 Ndërkombëtar .Vlerësuar si universiteti numër 1 në Londër për perspektivat e diplomimit.

ONCAMPUS Hull –përfaqëson partneritetin tonë më të ri në Britani dhe një nga universitetet më të vjetra aty, me programe të jashtëzakonshme inxhinierike dhe një qëndër inovative për studime biznesi.

ONCAMPUS Sunderland – Një nga degët universitare dhe Foundation me cmimin më të mirë në Britani. Mirëpret student nga e gjithë bota duke luajtur rolin e një lideri boteror në ekselence referuar mbi 13 fushave të ndryshme kërkimore.

studente londerONCAMPUS Amsterdam – Partneriteti jone kryesor universitar që ju ofron studentëve vijueshmëri në një universitet të klasifikuar i 55-ti në botë. Çmimet e ulëta, progresi i garantuar dhe mundësitë e punësimit pas studimeve e bëjnë atë një nga më të kërkuarit për sa i përket programeve të disponueshme.

ONCAMPUS Amsterdam AUAS – Amsterdam University of Applied Sciences është partneri jonë më i ri Hollandez, që ofron vazhdimësi në shumë degë të lidhura me biznesin.

ONCAMPUS Lund – Partneri jonë më i ri, që ofron progres në programet e Shkencës dhe të Inxhinierisë në Universitetin e Lund-it. Ky universitet klasifikohet i 70-ti në botë. Si pasojë e kombinimit të bursave dhe mësimdhënies me cilësi të larte kjo qëndër është bërë një nga më të famshmet.

 ONCAMPUS Boston – Ne kemi dërguar 17 student në vitin e dytë ndër 100 universitetet më të mira në botë duke e bërë këtë një nga programet më të mira të transferimit. Vendosur në qendër të Bostonit, qendra akademike e Amerikës.

ONCAMPUS USA – Tashmë ka qendra në Neë York, Californi, Texas dhe Boston, 4 destinacionet kryesore të studentëve në SHBA.

– Sa ndryshojnë tarifat mes këtyre universiteteve?

– Tarifat mes universiteteve ndryshojnë shumë, por të studiuarit me ne mund të kushtojë shumë pak, duke variuar nga £ 15’000 deri në £ 32’000 (mësim dhe akomodim). Vendndodhja e universitetit mund të ndryshojnë çmimet në mënyrë të konsiderueshme pasi të jetuarit në Londer, do të jetë gjithmonë më e shtrenjtë sesa të jetuarit në zona suburbane.

Ne ofrojme një game të gjere bursash për studentet tanë. Më të lartat rezervohen për studentët tane më të mirë, duke qënë se ne duam të shpërblejmë ekselencën.

– A futen studentët tanë në universitetet më të mira?

cats– Po. 92% e studentëve tanë në Amsterdam kaluan me sukses programin akademik gjë që i kualifikon shumë prej tyre për të studiuar në një nga 55 universitetet më të mira në botë. 100% e studentëve të programit International Foundation në ONCAMPUS Londër progresuan në 50 Universitetet më të mira. 25% e studentëve ONCAMPUS në SHBA avancuan në një nga 150 universitetet më të mira në nivel kombëtar, duke përfshirë; Universitetin e Kalifornise Jugore, NYU, Bradies, Universitetin e Bostonit dhe shumë të tjerë. Më e rëndësishmja 93% e studentëve tanë kaluan në vitin e 2-të në universitetin e zgjedhur prej tyre.

*Peter Mc Laughlin është themeluesi ONCAMPUS London në vitin 2010. Ai është një profesionist i përkushtuar dhe udhëheqës me eksperience ne fushën e edukimit ndërkombëtar për 25 vite. Eshtë diplomuar në Cambridge University dhe synon te frymëzoje, motivojë dhe sfidoje studentet të bëhen të fortë, me vetëbesim dhe te përgjegjshem që të përmbushin plotësisht talentet dhe potencialin e tyre.

SHKARKO APP