Mungesa e gjyqtarëve, KLGJ letër Gjonajt

Teksa gjyqi për Shullazin është shtyrë sërish, pas këtij ngërçi Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një shkresë për zgjidhjen e ngërçit ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni ku në dijeni është vënë edhe Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë letër janë një sër propozimesh për ndryshime ligjore në mënyrë që të zgjidhen problematikat që kanë të bëjnë me dormimin e trupave gjykuese.

Rezulton se aktualisht gjykatat e Apelit funksionojnë me një numër të reduktuar gjyqtarësh, me rreth 40% më pak se numri i përgjithshëm i përcaktuar për to. Kjo mungesë mund të shkaktojë ngërçe dhe probleme edhe në gjyqe të tjera. Gjyqtarët që janë pjesë e gjykatës së posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar i janë nënshtruar ligjit të posaçëm. Të gjithë gjyqtarët e tjerë që do të komandohen në gjykatën e posaçme duhet që të japin pëlqimin për kushtet, mes të cilëve për t’u përgjuar.

Në letrën e KLGJ drejtuar ministres Gjonaj, thuhet se shqetësimi i tyre lidhet me administrimin e Gjykatave të Apelit, kjo sa i përket numrit të gjyqtarëve në këto Gjykata në funksion të menaxhimit efikas të ngarkesës gjyqësore dhe cilësisë së produktivitetit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej thuhet se aktualisht gjykatat e apelit funksionojnë me një numër të reduktuar gjyqtarësh. Në fund të kësaj letre thuhet se KLGj kërkon me urgjencë ushtrimin e nismës për ndryshimet ligjore, sidomos për adresimin e problematikave sensitive në lidhje me juridiksionin rishikues të gjykatës kompetente ndaj vendimeve të KLGJ.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?