Mungesa e investimeve nga shteti i ka detyruar të largohen, fshati Tragjas i braktisur nga të rinjtë

Vilat e boshatisura, dyert e mbyllura, disa të moshuar në ballkone dhe rrugët e zbrazëta të fshatit, përbëjnë panoramën që dëshmon braktisjen e fshatit Tragjas në Vlorë.

Rreth 1500 banorë jetonin 15 vite më parë këtu, ndërsa sot realiteti është krejt tjetër.

Është vetëm pak metra larg bregdetit të bukur të Orikum-Radhimës, por vendasit thonë se mungesa e investimeve nga shteti, nuk u ka krijuar mundësi për biznes e turizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fshat turistik, por duhet punë nga shteti. Shteti e ka lënë pas dore,” thotë një banor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka 30 vjet nuk është bërë asnjë ndryshim i vogël, vetëm kemi mbijetuar,” thotë një banore.
Të moshuarit kanë mbetur vetëm, ndërsa thonë se fëmijët e tyre nuk kishin një të ardhme në Tragjas, ndaj edhe morën rrugën e emigracionit.
“Ne e kalojmë kohën duke dëgjuar këngët e kurbetit, vetëm atje gjejmë paqe,” thotë banorja.

“Të larguar ka, të rinjtë janë këta që janë akoma në shkollë, që s’kanë mundësi. Çfarë do bëjnë këtu? Do jetojë me një lopë? Ajo s’mjafton as për të mbajtur frymën,” thotë banorja.

Sipas Cenusit të Popullsisë të vitit 2011, Vlora Kishte 104,827 banorë, ndërsa INSTAT në një raport evidentoi se në vitin 2019 nga Vlora kanë emigruar 12 % e popullsisë. Përkthyer në shifra konkrete, në 9 vite janë larguar më shumë se 12 500 persona. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?