Mungesë gjaku për talasemikët, tre muaj pa mjekim (VIDEO)

Ndonëse nevojat janë të mëdha për qese gjaku, spitali e ka të pamundur që ti ofrojë shërbimin e duhur pacientëve me talasemi. Edhe më e rëndë bëhet fakti kur prej 3 muajsh personat me talasemi në qytetin e Lushnjës nuk kanë marrë gjak.

Pamjet që transmeton “AbcNews” janë filmuar ditën e sotme në spitalin e këtij qyteti.

“Janë vetëm 3 qese gjak në spital, ndërsa vetëm sot janë paraqitur 13 pacientë”, thotë infermierja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë nga Mallakastra, Fieri dhe Lushnja. Pra nevojat janë tejet të mëdha për qese gjaku, ndërsa spitali ankohet se nuk ka furnizim nga banka e gjakut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk përputhet sasia e gjakut që vjen këtu, me nevojat e pacientëve. Na duhen 3500 njësi në vit”, ka deklaruar shefi i pavionit.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?