Mungesë maskash në QSUT, familja nga Kosova solidarizohen dhe nisin prodhimin e tyre

Masat ndaj koronavirusit dhe problematikat që i shoqërojnë janë nga më të ndryshmet. Një problematikë që është vërejtur pothuajse në të gjitha vendet ku është përhapur ky virus është paisja me maska.

Në këto kushte edhe solidarizimet e ndryshme nuk kanë munguar.

Shembulli më i fundit vjen nga Kosova ku një shqiptare me emrin Dea Buza, nga Kosova ka krijuar së bashku me babain e saj, prof.Dr. Shaban Buza, disa maska të quajtura “second line protection mask” dhe duan të ndihmojnë Spitalin Infektiv në Shqipëri.

Vajza në fjalë gadishmërinë për këtë ndihmë ia ka paraqitur shefit të Task- Forcës Arben Gjata që po merret me koordinimin e logjistikës por jo vetem.

Ky i fundit  e ka publikuar mesazhin në shenjë falenderimi

Mesazhin e vajzës nga Kosova e publikon mjeku Arben Gjata, të cilit ajo ia ka dërguar dhe mesazhin, ndërsa shpreh mirënjohjen e tij për këdo që kontribuuon në këtë situatë ku ndodhet vendi ynë.

Pershendetje Z. Gjata. Jam Dea Buza, nr tuaj ma ka dhene Arba Baxhaku, kolege e imja ne bashkine Tirane. Me tim atë prof.Dr.Shaban Buza ne Kosove kemi nisur nje prove per prodhimin e maskave ‘second line protection mask’ per doktoret per ti ndihmuar ne luften kunder Covid19. Kjo nisem eshte filluar ne fakt nga Universiteti i Valencias dhe paisjeve Prust (3D printers) per te ju ardhur ne ndihme sa me shume spitaleve.

Kontaktet i mori babi dhe Universiteti i Valencias na ka dhene te drejten per replikimin e pajisjes. Ne Kosove ata kane filluar dhe po vazhdojne me prodhim. Duke qene qe jam rezidente ne Shqiperi une kisha deshire te bejme te njejten gje edhe ketu. Me nje kolegun tim ketu ne Tirane, dje arritem te prodhojme nje prototip te pare ne peinter 3D.

Prodhimi eshte relativish i thjesht. Kesisoj, vendosa qe t’Ju kontaktoj per te kuptuar me mire nese keto pajisje jane te nevojshme per Spitalin? Sa cope mund te keni nevoje? Dua ta theksoj qe kjo eshte nje nisme pa qellime fitimi, thjesht duam te kontribuojme ne nje situate te veshtire”, shkruahet në mesazhin e shqiptares nga Kosova, Dea Buza, për mjekun Arben Gjata.

SHKARKO APP