Munih/Babai i 21 vjeçarit shqiptar të vrarë, me dhimbje vendos lule në trotuar (FOTO)
Ngjarja makabre në Munih të Gjermanisë, që ka lënë deri më tani 9 viktima e në mesin e të cilëve janë dhe tre shqiptarë. Mes dhimbjeve, babai i 21-vjeçarit shqiptar nga Kosova, i cili u vra në sulmet në Munih, ka vendosur një buqetë me lule tek vendi ku u vra i biri.
Me lot në sy dhe me foton e Dijamant Zabergjes në dorë, ai ka shkuar tek vendi i masakrës. Fotografitë janë shpërndarë mijëra herë në rrjete sociale dhe në agjenci ndërkombëtare të lajmeve.
21-vjeçari Zabërgja edhe dy vajza të tjera, po nga Kosova, ishin në mesin e 9 viktimave. 18-vjeçari iranian, i identifikuar si autor i sulmit i kishte gënjyer të rinjtë në një faqe në rrjetin social Facebook, se një pikë e McDonald jepte ushqime falas.

KOHA JONË SONDAZH

