Muriqan, sekuestrohen 100 mijë euro të padeklaruara
Autoritetet doganore të Muriqanit kanë kapur një person, i cili po transportonte 100 mijë euro të padeklaruara. Në një njoftim thuhet se shtetasi A.Q., u ndalua gjatë kontrolleve të personave me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.
“Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u konstatua dhe u ndalua shtetasi A.Q. i cili po transprtonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 100.000 EURO”, thuhet në njoftim.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka intesifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, ndërsa bën thirrje që të deklarojnë vlerat monetare më të madhe se 1.000.000 lekë.
KOHA JONË SONDAZH

