Murrizi: Pasojat e koronavirusit do të jenë shumë të rënda, ndihmat janë një mashtrim total nga qeveria

Deputeti opozitar, Myslim Murrizi, tha në Kuvend se pasojat e koronavirusit do të jenë shumë të rënda në Shqipëri, që do të ndjehen pasi të kalojë kjo situatë.

“Ky ka gjetur zgjidhjen më të mirë, t’u heqë pensionet të moshuarve. Ju mjafton vetëm një bukë në ditë dhe në rregull janë pensionistët. Por ta dini që do të jetë shumë e rëndë pasoja, pasi të kaloni këtë situatë”, tha Murrizi.

Më tej, deputeti u ndal te shpërndarja e ndihmave, duke thënë se gjithçka është mashtrim dhe qytetarët nuk po marrin asgjë.

“Çfarë bëhet me garancinë sovrane, a është marrë apo jo? Ministri i virusit do jetë duke inspektuar ndonjë shpërndarje qesesh. Sipas kryeministrit, janë përfituar ndihma 409 mijë familje. Çfarë iu pengon të bëni publike emrat e atyre që kanë përfituar? Është një mashtrim total, sepse qytetarët nuk kanë përfituar, siç thonë ju. Në Fier, sipas Ramës, kanë marrë ndihmë mbi 10 mijë familje. Po sa është shuma që kanë marrë, bëhet fjalë për qese apo për para? Ju thoni se keni ndihmuar në Gjirokastër 20 mijë familje, por i bie që të dalin tepër 6 mijë familje”, u shpreh deputeti.

SHKARKO APP