Murrizi për Boden, Topallin e të tjerë: Po punojnë me qeverinë për të dalë në pension

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News tha se të gjithë figurat e larta të PD-së të larguar prej saj pas ardhjes së Bashës, kanë zgjedhur të punojnë në administratë derisa të dalin në pension.

Hila: A e ndjeni presionin që ju bën Rama? Për shembull punësimi i Bodes.

Murrizi: Për mua personalisht fare. Ata kanë zgjedhur mes karrierës së tyre politike dhe të qenit në administratë deri sa të mbushin vitet e pensionit, kanë zgjedhur këtë të dytën. Fakti që lanë politikën dhe një do të shkojë tek Banka e Shqipërisë me mandat 7 vjet. Mos kujto se janë te Forumi Rinor. Të gjithë i kanë kaluar 55 vjeç. Jozefina është emëruar me sa duket tek OSBE-ja. Ka qenë 17 vjet nënkryetare, 8 vjet kryetare e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hila: Ka një çikë helm kjo përgjigja jote.

Swiss Digital Mobile Reklama

Murrizi: Nuk ka helm. Me Boden, bile me Jozefinën kam qenë deputet në vitin 1997-2001. Në moment që njeriu pranon vet dhe ne nuk do të shkojmë me propozim të partisë o do vini o të vramë. Burg nuk ka më për këtë. Kanë zgjedhur për të qenë pjesë e një administrate. Kuptohet kudo ku shkojnë edhe në institucionet ndërkombëtare kanë përkrahjen e qeverisë. Do të thotë që kanë bërë divorcin nga karriera politike. Edhe sa ministra të PD-së thashë vjen kanë ngelur të papunësuar.

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News tha se për shkak të ligjit të vitit 2008, deputetët në Parlament janë thjesht të punësuar.

Murrizi: Do ta them shkoqur pse po bie pjesëmarrja? Që prej vitit 2008, ne kemi bërë një ligj hipokrit që ua fshehim të zgjedhurve. Ne kemi bërë një listë hipokrite me të punësuar në Kuvend që nuk janë deputetë. Ne kemi një ligj hipokrit dhe në çdo palë zgjedhje nëse do të vazhdohet me këtë ligj ku votohet për partinë ku Stalini i cakton ata që përfaqësojnë popullin…ne duhet të kërkojmë që të ndryshojë ligji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?