Muse Vladi, “mesazh”, kryerilindasit Edi Rama

Nga BEKTASH ZENELI

“Mesazhi”, kryerilindasit i vjen prej së largu, që prej kohës së Kanunit, por fort aktual për realitetin e sotëm tejet të rëndë, ku përgjatë viteve të qeverisjes rilindase akoma në “tranzicion” e për rrjedhojë për situatën jo pak të trazuar politike edhe pse kohë fushate elektorale “mesazh” ky i vyer e pse jo domosdo për t’u nxënë duke u nisur nga kryerilindasi Edi Rama si dhe e gjithë shpura e tij.
Megjithëse mesazhi vjen nga një shembull i marrë disi i rëndë për nga koha të cilën jetojmë, por që flet aq shumë sot e gjithë ditën.
“Lura ka dymbëdhjetë shtëpi pleqsh -thuhet në Kanunin e Dibrës. Ato kishin vendos Kararin e Dheut që s’mundej me i shkel kërkush. Pushtuesit austriakë bënë dëm në Lurë, vranë e prenë shumë burra. Në Lurë në atë kohë hipi hasmëri e madhe e cila çoi në prishjen e Karareve të Dheut. Mos me u farue krejt, u mblodhën gjithë burrat e Lurës me gjet një zgjidhje;… dhanë e morën, por kaq ishin ngatërru punët sa s’kishte burrë që i shkatërronte. Herën e fundit kur e kishin nda mendjen mos me u mbledhë ma’ ngrihet njëri e thotë; “T’ia lamë Musë Vladit, si të thotë ai do të bajmë”. …kështu thanë edhe burra të tjerë”
Musë Osman Vladi ishte burrë i vjetër, i urtë e i mençur. Fliste rrallë e fjalën s’ia luante topi. Ai u tha; -“Unë e di si duhet da kjo punë, por ka me iu rëndue shumë, …e duke u çue në kamë thotë:-Kararin e Dheut të parët e kanë prishë pleqt, ata që e kanë vu, prandaj do të dënohen dymbëdhejtë shtëpitë e pleqve e jo populli mbarë se s’ka faj populli. Dënimi asht ky; -“ Dymbëdhjetë shtëpive të pleqve do u djegim shtëpitë , do t’iu marrim qetë prej grazhdi e do t’iua therim…mishin do t’ua dajmë katunit. Mbasi të bahet kjo punë, po bani kush pushkë ka dënim me vdekje….A i rrini këtij karari? !”…I rrimë …i rrimë ! Nesër ka me fillu zbatimi i dënimit-tha Musë Vladi.
Të parat u dogjën dy shtëpi të “Vladit” se Vladi kishte dy shtëpi pleqsh. U dogj nji ke “Aldedet”, dy ke “Tollja” se edhe këto kishin nga dy shtëpi pleqsh, një ke Nezha e një ke Gjoleka, një ke Skana e një ke “Kaci” e kështu vazhdoi kjo punë. Me djeg shtëpitë dolën të parët miqt e këtyre shtëpive, pastaj populli mbarë. Pasi mbaroi kjo punë, populli ra në qetësi….”
Sikurse nuk është e vështirë të kuptohet qoftë edhe nga ky shembull në atë kohë nuk paska qënë kaq e lehtë për të parët e vendit për të bërë zullume, pra edhe në kushte primitive kanunore.
Po sot në kohë moderne me çfarë lahen zullumet e këtyre zullumqarëve politikë-rilindas qeveritar me kryezullumqarin “Ramarilindja”, mbështetur nga prapavija “ushqimore”e dymbëdhjetë oligarkëve të tij aq sa shtëpi pati Lura!?
E si mos të mjaftonin gjithë zullumet e bëra që pa filuar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet politike e në vazhdimësi të saj Rama “ kapiteni” i skuadrës rilindase nisi e po vazhdon çdo ditë ushtrimin e dhunës elektorale përmes fyerjeve, kriminalizimin e gjuhës, kërcënimeve verbale për dhunë fizike, portretizime karikaturaliste, fraza e batuta qesharake si ato të “ gomarit” që s’mban dru e të atij tjetrit që i mban drutë “ !…e deri mburrje për “ punë shëmbullore me “pandemi e rindërtim” e gjithnjë sipas tij “ në qoftë se ai e rilindja e tij nuk do të marrin votbesimin , gjithcka do të mbete në mes të rrugës..!!! Absurditete..
Për çdo mendje normale në këtë vend dihet se çfarë pasojash solli për vendin e shumicën e qytetarëve të tij keqqeverisja deri e skajshme e Rilindjes.
Koha për t’i thënë ndal asaj ka ardhur. Jo vetëm për të folur, po për të vendosur më së pari. Boll më me dedashmente komitësh vetmitar si këta rilindasit tanë sepse kjo do të thotë rikthime prapa dhe vrap drejt shpellave. Vemendja të zërë vendin e saj se kemi të bëjmë me gjëra të rëndësishme që nuk mbajnë grimë ere Europë. Këtë nuk e meritojnë shqiptarët, kurrësesi. Është apeli i shumicës së qytetarëve të këtij vendi e shoqërisë sonë e cila aspiron deri me pasion Europën demokratike. E vetmja rrugë e mundshme janë këto zgjedhje të përgjithshme, 25 Prilli për t’i dhënë fund rrugëtimit në rrugë pa krye politikës rilindase në kurriz të shumicës së shqiptarëve , rrugëtim ky i futur nëpër spirale të rrezikshme .
Fjala e vendimi na përket të gjithëve ne, shumicës. Më i pushtetshmi i ditës vendimtare, 25 Prillit, SOVRANI, ku përmes votës së lirë do t’iu “djegë” shtëpitë prishësve të “karareve të dheut” ashtu sikurse ka ndodhur me shembullin e Musë Vladit në Kuvendin e burrave të Lurës…

SHKARKO APP