Mustafaj debat me Gjylin: Nuk kam turp të mbajë flamurin e PD

Analistja Arsejda Gjyli dhe Andi Mustafajt, ish-drejtues i Brain Gain në Partinë Demokratike u përplasën në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli. Përplasja nisi pasi Gjyli kritikoi mënyrën se si përfaqësues të opozitës, sipas saj, nuk shfrytëzojnë hapësirën mediatike për të ngritur kauza politike, por fokusohen në çështje dytësore.

Ajo u shpreh se protesta dhe aksioni opozitar nuk po trajtohen seriozisht, duke shtuar se kjo sjellje ndikon negativisht edhe në perceptimin e mazhorancës ndaj opozitës. “Mazhoranca nuk i merr seriozisht sepse këta nuk e marrin seriozisht as veten”, deklaroi Gjyli.

Reagimi i Mustafajt ishte i menjëhershëm. Sipas tij, një kandidate e Partisë Socialiste po shfaq shqetësim për hallet e Partisë Demokratike. “E kam të pamundur të mos shoh ironinë që një kandidate e PS-së shqetësohet sot se si duhet të flasin përfaqësuesit e PD-së në studio televizive”, tha Mustafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyli u kundërpërgjigj duke theksuar se kritika e saj nuk kishte lidhje me përkatësinë politike, por me mënyrën e përfaqësimit publik dhe të drejtën për të ngritur pyetje. Ndërsa Mustafaj vijoi replikën duke u shprehur se ajo ndodhej në studio si “proksi”, ndërsa ai deklaroi hapur se flet me “flamurin e PD-së” dhe se nuk ka turp ta mbajë atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?