Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mustafaj: Rama nuk e do bashkëpunimin për kushtet e BE, por opozita të mos vendosë ultimatume

Aktualitet E enjte, 3 Tetor 2019 19:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analisti Besnik Mustafaj ka folur gjerësisht për reformën zgjedhore, platformën e propozuar nga opozita dhe reagimet e kryeministrit Edi Rama në studion e News24, në rubrikën “Opinion”.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mustafaj tha se të dyja palët si opozita ashtu dhe maxhoranca nuk janë të sinqerta, por duke i lënë përgjegjësinë më të madhe shumicës qeverisëse. Megjithatë, Mustafaj tha se opozita nuk duhet të jetë arrogante dhe duhet të pranojë realitetin. Sipas tij, opozita nuk duhet të dalë jashtë rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Mund t'ju interesojë

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 5 minutash
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Para 17 minutash
Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Para 20 minutash

“Është një lojë me pretekste shumë që do të thotë se të dyja palët nuk e duan një dialog të sinqertë dhe një bashkëpunim të sinqertë. Përgjegjësia kryesore gjithmonë mbi maxhorancën, asnjëherë përgjegjësia kryesore nuk bie mbi opozitën. Kjo është një aksiomë e realiteteve të demokracisë. Kryeministri flet pa dhënë përgjigje në detaje. Kryeministri për të qenë bindës ndaj shqiptarëve, për të treguar që është serioz, për të treguar që me të vërtetë e do këtë dialog në emër të reformës zgjedhore sepse reforma zgjedhore është e pakapërcyeshme në kushtet e vëna nga Gjermania për çeljen e negociatave, do duhej t’i merrte një nga një dhe t’i jepte përgjigje qoftë edhe në distancë. Që kjo bëhet, kjo nuk bëhet për këtë arsye, sepse kjo është shprehja e vullnetit pozitiv. Por kryeministri me një të rënë të lapsit, i hedh poshtë, çka tregon se ai në thelbin e tij nuk e dëshiron bashkëpunimin me opozitën sepse e di që ky bashkëpunim do të ishte në disfavorin e tij përballë detyrimeve të BE-së, në kuptimin që ai nuk i bën dot, nuk i plotëson dot, nuk ka vullnetin e duhur dhe as ekspertizën për t’i plotësuar kushtet që kërkon BE-ja, të formuluara nga Bundestagu gjerman. Nga ana tjetër opozita nuk mundet të vërë ultimatume për t’u ulur në tryezë me maxhorancën për këtë reformë konkrete. Pra, opozita duhet ta kuptojë se është në opozitë dhe në të gjitha realitetet demokratike opozita kërkon 10 gjëra kur i plotësohen 3 ose 4 është një opozitë që i ka arritur qëllimet e veta. Shqiptarët ose në çdo realitet demokratik, opinioni ka votuar për të marrë përgjegjësinë atë që është në pushtet. Këtë gjë opozita nuk duhet ta harrojë kurrë dhe nuk duhet të sillet me arrogancë si maxhoranca. Ky për mua është realiteti që shohim”, deklaroi Mustafaj.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai tha se krizën nuk e zgjidh reforma zgjedhore, por se fillimin e zgjidhjes së krizës e shënojnë zgjedhjet e reja.

“Por është thënë dhe përsëritur që në zgjedhjet e reja nuk mund të shkohet pa realizuar një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, rekomandime që janë tashmë me një inventar të gjerë sepse kanë rrjedhur nga disa palë zgjedhje. Nuk janë të lidhura vetëm me zgjedhjet e fundit, qofshin ato që u zhvilluan më 30 qershor, qofshin ato që u zhvilluan para 2 vitesh për parlamentin. Në këtë kuptim, tani ka një almanak rekomandimesh, të cilat duhet të merren një për një në tryezë nga komisioni për reformën zgjedhore dhe të shihet çfarë është e realizueshme, çfarë është e tejkaluar, po të kemi parasysh që ka rekomandime që në vitin 2011 që nuk janë zbatuar dhe çfarë duhet bërë në kontekstin e ri. Unë besoj se opozita nuk duhet të dalë jashtë rekomandimeve të OSBE-ODIHR, ato janë mjaft, ose pastaj opozita të paraqesë një platformë reale e cila duhet të jetë për mendimin tim, ndryshimi i sistemit. Mbi tavolinë nuk është ndryshimi i sistemit, të gjitha ato janë teknike. Duhet ta propozojë, në mënyrë që t’i mbetet përgjegjësia maxhorancës. Shumica e opinionit shqiptar sot në të gjitha matjet del se e duan ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pra, nuk ka sinqeritet nga të dyja palët por përgjegjësia kryesore i bie kryeministrit dhe ekipit të tij”, u shpreh ai.

Për Mustafajn, në zgjedhjet e 2017 PS ka fituar më shumë vota se PD, ndaj sipas tij, opozita duhet të sillet me seriozitetin që i takon.
“Opozita nuk mund të sillet me arrogancë, opozita do të sillet me atë përulësi që i kanë caktuar votuesit, zgjedhësit. Përtej faktit që zgjedhjet e 2017 janë manipuluar, janë vjedhur, PS ka fituar më shumë vota se PD, kjo mbetet bindja ime e thellë, ndaj opozita duhet të sillet me seriozitetin që i takon si opozitë që kërkon ndryshimin e gjërave që merr parasysh realitetin, që ajo është në opozitë dhe të kërkojë gjëra që janë të realizueshme, pa arrogancë. Unë jam kundër arrogancës.
Ky komision është parlamentar dhe është jashtëparlamentar, sepse në formulën e sugjeruar nga ndërkombëtarët, thuhet se bashkëkryetari do të jetë i opozitës që nuk është më në parlament dhe do të ketë të njëjtat e drejta si kryetari që është përfaqësues i maxhorancës. Nga ana teknike kjo është e zgjidhur, mungon vetëm prania e opozitës në parlament për ta votuar”, deklaroi Mustafaj.
Ai theksoi se klasa politike duhet të na zgjidhë njëherë këtë krizën imediate, t’i sigurojë një vazhdimësi procesit demokratik në Shqipëri që fillon tek përfaqësimi, nuk është e përfaqësuar më së paku gjysma e popullsisë së Shqipërisë. “Duhet të krijohen kushtet që të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme, përgjithshme dhe për pushtetin vendor që shqiptarët ta shohin veten të përfaqësua. Këtu fillon zgjidhja e krizës më pas të gjitha reformat e tjera mund të zhvillohen më pas”, u shpreh Mustafaj.

Etiketat e lidhura

AnalistiBesnik Mustafaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 5 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 14 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 17 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 20 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.