Mutacioni indian në Shqipëri? Vdes 50-vjeçari nga Cerriku me simptoma të ngjashme

Një 50-vjeçar nga Cerriku ka ndërruar jetë pak ditë më parë prej koronavirusit. Gazetari Aldo Kozarja bën me dije për abcnews.al se 50-vjeçari ishte kthyer pak ditë më parë me avion në Shqipëri dhe tranzitin e kishte bërë nga Athina.

Ajo që përbën shqetësim për rastin në fjalë lidhet me simptomat e të sëmurit, të cilat sipas burimeve zyrtare për abcnews.al nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Elbasanit ishin të ngjashme me ato të mutacionit indian të koronavirusit, i cili njihet për agresivitetin  e tij.

Mësohet se pasi është konstatuar ky rast, një monstër e marrë nga 50-vjeçari është dërguar jashtë për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë apo jo me versionin indian të koronavirusit, i cili ka shkaktuar deri më tani rreth 300 000 të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?