Muxhahedinët kanë hakeruar agjenci shtetërore iraniane

Gazetari Olsi Jazexhi, thotë se muxhahedinët të cilët strehohen në vendin tonë, kanë hakeruar agjenci kombëtare iraniane, para se Irani të kryente sulmin kibernetik më 15 korrik. Jazexhi tha se pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë, ka kërkuar përmes një letre, që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të hetojë aktivitetin e muxhahedinëve.

”Kur ka ndodhur hakerimi, i dërguam një letër presidentit, kryeministrit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kur kërkuam që Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shqipëri të hetojë aktivitetin muxhahedin. Përpara se të ndodhte hakerimi ndaj Shqipërisë, muxhahedinët kanë hakeruar agjenci shtetërore iraniane. Diçka që është kriminale në Shqipëri dhe e dënueshme në Kodin Penal”,-tha në ”Euronews Albania”.

Kompania multinacionale ”Microsoft” ka bërë publik një hetim që konfirmon se Irani qëndron prapa sulmit kibernetik kundër qeverisë shqiptare. Rama kërkoi që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

SHKARKO APP