Muxhahedinët, SPAK nisi procedim në vitin 2022

Kontrolli i policisë në ambientet e kampit MEK në Manzë, është vijim i hetimit të nisur që një vit më parë nga Prokuroria e Posaçme. I nisur si procedim me akuzat e dhënies së informatave sekrete ato të vënies në shërbim shteteve dhe shërbimeve të huaja dhe veprimeve për qëllime terroriste vijoi dhe me ndërhyrjen në kampin Ashraf 3.

Në 2022, e njëjta prokurori ushtroi kontrolle në 4 zyra 8 apartamente me qira ku 20 iranianë të dyshuar për këto vepra jetonin apo dhe ushtronin aktivitetin e tyre. Kontrollet u shtrinë dhe në qytete të tjera si Laç dhe Lezhë ndërsa në pyetje u morën 5 persona si ish-pjesëtarë të MEK.

Ata u mbajtën për dy muaj në qendrën e mbyllur të Karrecit dhe vetëm pas kësaj periudhe dhe marrjes në pyetje u lanë të lirë. Njëri prej te ndaluarve Hassan Heyrani në një video mesazh të shpërndarë nga qendra fliste se u largua nga muxhahedinët pasi kuptoi se ata gënjenin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumica e personave për të cilët prokuroria kishte nisur hetime ishin larguar nga kampi e krahas dyshimeve se mund të ishin rekrutuar nga regjimi Iranian për të punuar kundër Muxhahedinëve ata mund të kenë dhënë informata lidhur me vetë kampin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?