Muxhahedini i arratisur nga kampi: MEK do trazira mes Iranit dhe Shqipërisë! Do përfshirjen e NATO-s
Një nga muxhahedinët e larguar nga kampi i MEK në Manëz të Durrësit, Hassan Heyrani flet për Report Tv, pas kontrolleve të policisë në kamp dhe përplasjes me efektivët. Ai thotë se qëllimi kryesor i muxhahedinëve është që Irani dhe Shqipëria të futen në luftë dhe kjo të sillte përfshirjen e NATO-s që do të sillte rrëzimin e regjimit të ajatollahëve. Hassan Heyrani që jeton në Greqi me bashkëshorten shqiptare, thotë se qeveria shqiptare nuk duhet të gënjehet nga flokët e bardha të muxhahedinëve, por të kemi kujdes së janë shumë të stërvitur dhe mund të shkaktojnë trazira në vendin tonë, nëse do të duan.
Intervista e plotë
Një pyetje të thjeshtë jeni ende apo keni qenë muxhahedin?
Unë kam qenë muxhahedin deri 5 vite më parë dhe tani jam shkëputur prej tyre.
A ishte e lehtë të largoheshe nga kampi Ashraf ?
5 vjet më parë situata ka qenë më shumë, qeveria shqiptare ishte më e pranishme dhe kishte disi më shumë liri. Por, tani situata është shumë më ndryshe.
Na trego diçka më shumë se çfarë po ndodh në kamp? Çfarë po ndodh atje? E keni fjalën për atë që ka ndodhur së fundmi?
Po, por edhe për atë se çfarë ka ndodhur kur ju ishit atje. Për informacionin tuaj, muxhahedinët apo MEK, kanë bërë diçka të papranueshme ndaj policisë shqiptare. Policia shqiptare shkoi në kamp bazuar në një urdhër të gjykatës. Muxhahedinët nuk i lanë të kontrollojnë disa zona në kamp dhe pati edhe përleshje. Për mua pyetja kryesore në këtë situatë është përse muxhahedinët nuk lejuan policinë të bëhej kontrolli? A po bëjnë ata aktivitete jo ligjore në kamp? Përgjigja është e thjeshtë, po. Që lidhen me aktivitete kibernetike kundër Iranit, por edhe pastrim parash. Qeveria shqiptare i pranoi ata, në bazë të marrëveshjes humanitare dhe duhet thënë qeveria shqiptare nuk është palën në luftën që muxhahedinët kanë me qeverinë e Iranit. Përse duhet që të paguajnë pasojat si sulmet kibernetike, populli shqiptar. Por, duhet thënë se muxhahedinët kudo ku kanë qenë kanë zhvilluar aktivitete jo ligjore, edhe në vendet arabe etj. Ata kudo që shkojnë krijojnë probleme me qeveritë. Kur ndodhi në vendet arabe ata i akuzuan qeveritë atje se merrnin urdhra nga regjimi i Iranit, por në rastin e Shqipërisë nuk kanë çfarë të thonë, nuk e akuzojnë dot. Por ata e bënë këtë duke thënë se kontrolli i policisë ishte kriminal dhe bazuar në urdhrat e Iranit. Po kjo është një gënjeshtër. Irani nuk ka ambasadë në Shqipëri.
Për situatën e krijuar si besoni, është faji i muxhahedinëve, apo reagimi policisë?
Jo, sepse 1 vit më parë, nën propagandën e muxhahedinëve kundër ASILËS, Shoqata për të ndarë Iranin në Shqipëri, ku unë isha drejtues menaxher, bëri ndryshe. Ne i hapëm derën policisë dhe SPAK kur erdhi dhe na kontrolloi. Ata kontrolluan çdo gjë. Tani mund ta bëni vetë krahasimin mes ASILËS dhe MEK, që tregoi një fytyrë shumë shumë të keqe. Nëse MEK nuk kishte asgjë për të fshehur, asnjë aktivitet ilegal, përse duhet t’i ndalonte.
Çfarë po fshihnin diçka? Kam një pyetje direkte për ju, përse u larguan nga MEK? Për shkak të dashurisë, sepse shikoj që jeni me bashkëshorten tuaj, apo shkaqe të tjera?
Shumë arsye. Pas disa vitesh e gjeta veten time në burg. E kam burgim mendor dhe fizik, muxhahedinët këtë metodë aplikojnë. Kampi është si një burg i madh, brenda tij njerëzit nuk lejohen të takojnë familjen e tyre, nuk lejohet telefoni, nuk lejohet të bësh fëmijë, asgjë. Burgu i dytë sipas edhe ideologjisë së tyre, është shpëlarja e trurit. Çdo ditë atyre ju bëhet lavazh truri, dhe propagandë e fortë në burgje. Gruaja ime mund ta shpjegojë pak më mirë edhe në shqip pasi unë ja kam thënë asaj.
Po e kam një pyetje edhe për atë.
Margarita Bllaco gruaja e Hassan Heyrany: Unë kam frikë nga muxhahedinët. Kam dalë në protestë. Ata kanë ardhur afër shtëpisë time. Më kanë ardhur dhe në shtëpi më kanë kërkuar. Kam frikë.
Zoti Hasan, ndalemi pak te jeta e përditshme e muxhahedinëve brenda në kamp? Po thoni pas aksionit të policisë?
Jo në përditshmëri. Shumë prej tyre aktivitetin kryesor e kanë në aktivitet kundër qeverisë së Iranit. Një grup që kontrollon të gjithë dhe shpërndan detyrat. Por pjesa kryesore e punës së tyre janë sulmet kibernetike ndaj Iranit. Vetëm para 10 ditësh muxhahedinët në median e tyre, njoftuan me krenari se kanë sulmuar ministrinë e jashtme të Iranit. Por edhe sulme të tjera. Prandaj pas kontrollit të policisë kanë hequr të gjitha këto lajme nga faqja e tyre e internetit.
A besoni se ata janë rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, apo janë thjeshtë fjalë dashakeqe?
Nëse doni të vërtetën, unë kam qenë pjesë e muxhahedinëve. Jam edukuar nga ata, jam rritur atje, kam mësuar shumë. Por duhet të dini, se nëse muxhahedinët do të donin që policët shqiptarë të mos dilnin nga kampi, duhet të jeni të sigurt se asnjë nuk do të dilte i gjallë prej andej. Mos i shikoni nga flokët e bardha, pasi janë shumë të rrezikshëm edhe pse nuk kanë armë zjarri. Ata dinë shumë gjëra që ju nuk mund ti imagjinoni dot, dhe policët nuk do ta kishin të lehtë të dilnin nga kampi.
Në lidhje me qëllimin e tyre, për të rrëzuar regjimin e Ajatollahëve, a mund ta arrinë apo janë grup i vogël?
Absolutisht jo. Nëse do të bësh revolucion në një shtet, me shumë se 80% e popullatës duhet t’iu bindet, si ndodhi në revolucionin Iranian 40 vite më parë. Por MEK është e izoluar nuk mund të punojë me opozitat e tjera në Iran. Nuk kanë mbështetje në Iran.
Patëm probleme me linjën, humbën disa fjali mund t’i përsërisni?
Muxhahedinët dërgojnë para nëpërmjet kompanive të këmbimit valutor në Iran, grupeve kriminale në Iran, për të bërë akte sabotazhi, shpërthime, apo të publikojnë filmime për ta. Për të shpërndarë idenë se ata luftojnë për demokracinë e Iranit, kundër regjimit atje. Unë ja kam thënë disa herë qeverisë shqiptare, zyrtarëve të ministrisë së Jashtme, të kenë kujdes. Ndërsa lideri i MEK, ju ka thënë mbështetësve edhe mua, se Shqipëria është vend i NATO-s dhe nëse shkaktojmë luftë mes Shqipërisë dhe Iranit, NATO do të sulmojë Iranin. Ky është plani i tyre kryesor. Të krijojnë probleme të shumta mes Shqipërisë dhe Iranit, me aktivitete ilegale. Pra duan që të përfshijnë dhe NATO-n në këtë luftë për rrëzuar qeverinë në Iranin.
Çfarë mendoni se do të ndodhi në të ardhmen, do të qëndrojnë apo ikin?
Falë zotit, Edi Rama dhe qeveria e tij janë zgjuar. Shumë urime qeverisë shqiptare dhe zotit Edi Rama që po tregojnë të vërtetën, shumë faleminderit.
Po të ardhmen tënde si e shikon, do të kthehesh në Iran, apo nuk është objektivi jot?
Dua të vij në Shqipëri, sepse kam shumë nostalgji, është shtëpia ime e dytë. Qeveria e Iranit, nuk na lejon neve të shkojmë atje, sepse kemi qenë pjesë e muxhahedinëve. Nuk na lejohet. Një person që u deportua nga qeveria shqiptare në Iran, tani është në burg.
Nëse do të këshillonit autoritetet për muxhahedinët çfarë do t’iu thonit?
Ju lutem, bëni kujdes dhe mbani të sigurt vendin tuaj dhe shqiptarët. Mos lejoni që të bëjnë trazira, sepse ata janë atje për qëllime humanitare. Ju nuk jeni të përfshirë në luftë me Iranin, prandaj kjo është një luftë që nuk ka pse të bëhet nga Shqipëria. Nuk është problemi juaj, përse duhet të paguajnë çmimin shqiptarët.