Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së

Aktualitet E hënë, 17 Mars 2025 16:41
Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për disa ndryshime në ligjin nr.75/2019 “Për Rininë”. Ministrja Muzhaqi u shpreh se ky projektligj vjen si një premtim i mbajtur ndaj të rinjve, si edhe për të përmbyllur një cikël katërvjeçar reformash në fushën e rinisë, që e kanë kthyer rininë në kryefjalë të politikëbërjes, në nivel vendor dhe kombëtar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Përgjatë 4 viteve të fundit, si pasojë e miratimit të akteve nënligjore të Ligjit për Rininë, sot janë ngritur dhe funksionojnë një rrjet strukturash, institucionesh, dhe programe që mbështesin të rinjtë në fusha të ndryshme dhe janë arritur rezultate të prekshme, dhe sigurisht prezantimi i ndryshimeve ligjore sot nuk do të ishte i plotë, pa përmendur arritjet e këtij 4 vjeçari në fushën e rinisë, si dhe arsyet që na kanë sjellë sot këtu me këto ndryshime ligjore”, tha Muzhaqi.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 2 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 2 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 3 orësh

Sipas ministres Muzhaqi, projektligji për rininë përmban një numër të risish dhe përparësish në mbështetje të rinisë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të rinisë në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ky projektligj sjell tre programe rinore që do të nidhmojnë për mbështetjen dhe aktivizimin e të rinjve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

1- Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, Një program ekzistues që do vijë me një qasje të re, njejtë me programet evropiane. Për herë të parë, praktikantët në institucionet publike do të marrin një trajtim ushqimor gjatë praktikës 3-mujore. Ky program do të përfshijë për herë të parë edhe trajnime për aftësi digjitale dhe ndërpersonale, duke përgatitur 600 të rinj çdo vit për tregun e punës. Të rinjtë do të kenë mundësinë të zhvillohen profesionalisht duke zhvilluar eksperiencën e tyre të parë të punës, si dhe do të mbështeten financiarisht gjatë zhvillimit të praktikës.

2-Programi i Talenteve Rinore do të mbështesë të rinjtë në kultivimin dhe promovimin e talentit të tyre në fushat e artit, kulturës, edukimit, shkencës, teknologjisë dhe sportit, përmes mbulimit të kostove të pjesëmarrjes në kompeticionet dhe në veprimtaritë zyrtare ndërkombëtare, si dhe dhënies së shpërblimit financiar, bazuar në vlerësimin e në rezultatet e arritura nga të rinjtë në këto kompeticione dhe veprimtari ndërkombëtare.

3-Programi i Nismave Komunitare do të fuqizojë të rinjtë për të realizuar projekte të vogla që përmirësojnë jetën e komunitetit lokal, si në shkolla, universitete apo qytete. Financimi i AKR-së do të mbulojë ide kreative dhe transformuese të zbatuara nga vetë të rinjtë, qofshin ata pjesë e këshillit vendor rinor apo grupet jo formale te të rinjsh me dëshirën për të bërë ndryshimin.

Projektligji prezanton konceptin e qendrës rinore, si person juridik, duke synuar të thellojë bashkëveprimin ndëmjet bashkive dhe organizatave rinore dhe për të rinjtë në krijimin e qendrave rinore mirëfunksionale e të qëndrueshme financiarisht, si dhe rritjen e mundësive për ngritjen e tyre në të gjithë territorin e vendit. Rregullimet e propozuara synojnë të rrisin mundësinë e qendrave rinore për të përfituar nga financimet e donatorëve të huaj dhe aplikimet në projekte ndërkombëtare. Projektligji rregullon njohjen dhe përcaktimin e kompetencave dhe formimit profesional që duhet të kenë punonjësit rinorë. Projektligji i hap rrugë dhe mbështetjes nga AKR-ja për pjesëmarrjen e punonjësve të sektorit që do duan të certifikohen si punonjës rinorë në programet profesionale që do të krijohen sipas ligjit.

Ministrja Muzhaqi bëri me dije se “falë investimeve tona, 15 qendra rinore dhe biblioteka tashmë po shërbejnë për 230,000 të rinj. Me ligjin e ri, ky numër do të shkojë në 250,000 brenda vitit 2025, duke zgjeruar mundësitë për të rinjtë në të gjithë vendin”. Sot, është seanca e fundit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit dhe besoj që në këtë kuadër, ky projektligj, ju jep të gjithëve mundësinë, për të bërë një akt sa politik, aq edhe qytetar duke votuar pro këtij projektligji që është tërësisht dhe në çdo pikë të tij, në të mirë dhe në mbështetje të interesave të të rinjve shqiptar, u shpreh ministrja. Nuk ka vend për justifikime apo për arsyetime të tjera, ndaj ju ftoj ta votoni këtë projektligj për çdo të ri që njihni, që të lini një gjurmë pozitive në të ardhmen e tyre”, përfundoi Muzhaqi.

Etiketat e lidhura

bora muzhaqirinia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.