Muzikë e nivelit të lartë në Elbasan: Dy net me koncertin “VIRTUOZËT”

Elbasani mirëpritinnjë ngjarje të veçantë artistike këtë korrik, me koncertin dy-ditor “Virtuozët”, që solli në skenë disa prej instrumentistëve më të talentuar të skenës muzikore shqiptare.

Nën drejtimin artistik të Desart Shëmilit, koncertet do të zhvillohen më 7 dhe 8 korrik, në dy ambiente të veçanta kulturore të qytetit: Muzeu Etnografik dhe Kulla Hotel “Guri”.
Mbrëmja e parë, më 7 korrik në orën 20:00, u mbajt në ambientet historike të Muzeut Etnografik, me pjesëmarrjen e violinistit të njohur Zeqir Sulkuqi dhe interpretimet virtuozë të artistëve elbasanas.

Mbrëmja e dytë, më 8 korrik, po në orën 20:00, do të zhvillohet tek Kulla Hotel “Guri”, ku do të performojë Kuarteti i Harqeve “Mansius”, me një program të përzgjedhur nga repertori klasik ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të dyja netët, publiku do të ketë mundësinë të shijojë vepra të njohura nga kompozitorë të mëdhenj, të interpretuara me pasion, dhe frymëzim nga emra të spikatur të muzikës klasike shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koncerti “Virtuozët” vjen si një iniciativë për të afruar artin cilësor me publikun e Elbasanit dhe për të kthyer hapësirat muzeale dhe historike në skena të gjalla të kulturës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?