Myftiu i Shkodrës: Ne nuk jemi pakicë kombëtare

Dita e Fitër Bajramit u përcoll me mesazhe nga krerët fetarë në vend, ku myftiu i Shkodrës dhe ai i Elbasanit ishin më të drejtëpërdrejtë. I pari kërkoi nga besimtarët të jenë krenarë për besimin e tyre dhe të mos tkurren nga politikat e islamofobëve, ndërsa i dyti tha se kriza që po kalon shoqëria mund të zgjidhet vetëm më drejtësinë e zotit Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari.

“Shfaqeni kudo gëzimin e e Fitër Bajramit, shfaqeni kudo identitetin tuaj islam, mos u tkurrni nga politikat e islamofobëve, mos u tkurrni nga ata, të cilët që ju pengojnë dhe ju gjykojnë dhe në paragjykim në një qytet që ishte çfarë ishte falë kontributit të myslimanëve dhe u përçudnua duke i shikuar myslimanët shtrembët. Ecni përpara me krenari në fenë tuaj se ne nuk jemi pakicë në këtë qytet, ne nuk jemi pakicë kombëtare në këtë vend, ne jemi muslimanët, ne jemi pasuesit e Allahut dhe Muhamedit”, tha ai.

Kurse Myftiu i Elbasanit, Agim Duka u shpreh: “Shoqëria jonë prej kohësh po vuan krizën ekonomike, krizën e vlerave, krizën e drejtësisë, krizën e mendjeve të sëmura që sot po shkaktojnë dëme të paimagjunueshme njerëzore. Mendjet e sëmura pretendojnë se ato do të vendosin drejtësi, pretendojnë se janë gjykatës dhe ekzekutues të dënimeve po nga ato mendje kriminale. Atriburi i drejtësisë është vetëm atribut hynor dhe ipërket vetëm Zotit të pagabueshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?