Myler e Lam besojnë: “E përmbysim në Mynih”

 

Kapiteni i Bayern Munchen, Philipp Lahm, ka qenë i shkurtër në prononcimin pas humbjes së skuadrës së tij nga Porto, 3:1. Lahm tha se bavarezët bënë shumë gabime në këtë ndeshje, por beson në përmbysje. “Ne gjithmonë dëshirojmë t’i ndërtojmë aksionet nga mbrojtja, dhe kjo është e rrezikshme. Gabimet ndodhi. luajtëm mirë kur ngushtuam rezultatin, por Porto e bëri 3 me 1 dhe kjo na lëndoi shumë. Sidoqoftë, gjithçka është e hapur për ndeshjen e dytë”,- tha Lahm. Ndërkaq, Myller për këtë disfatë, aspak të parashikueshme thekson:

“Rezultati është gjithmonë në bazë të performancës. Nisëm në mënyrën më të keqe të mundshme, por në përgjithësi nuk ishim keq në pjesën e pare. Pastaj ishte shumë më defensive. Goli i tretë na ktheu prapa, por gabimet ndodhin. Tani na duhet të fitojmë 2 me 0 në shtëpi që të kalojmë tutje”, tha Muller. Porto mposhti Bayernin 3 – 1 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, por Muller beson se skuadra e tij mund të rikthehet në ndeshjen e dytë, duke besuar te përmbysja.

SHKARKO APP