Mziu debat me Qafokun për zgjedhjet e ardhshme lokale: PD do fitojë shumicën e bashkive. PS shkërmoqet
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu ka debatuar me gazetarin Roland Qafoku lidhur me rolin e opozitës dhe zgjedhjet e ardhshme lokale. Qafoku tha se nëse PD e ka seriozisht duhet të rifitojë së paku bastionet e saj. I ftuar në ”A2cnn”, Mziu u përgjigj duke thënë se opozita do të fitojë shumicën e bashkive në vend. Mziu refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së Qafokut nëse PD-ja do ta kandidojë për kryetar të bashkisë së Kamzës, duke i konsideruar pyetje të tilla si “makinacione”.
Mziu: Ti kujton se do zgjasë më tepër kjo qeveri?! Absolutisht, aty ku shkoi Balluku do shkojë edhe Rama.
Qafoku: Si do shkojë?! Te ai SPAK-u që ju i thoni bandë kriminale?!
Mziu: Te ky SPAK-u që po intimidoni ju tani! Berisha, opozita që është e gjitha e bashkuar…
Qafoku: Seriozisht e ke këtë?! Po ju përjashtuat Salianjin!
Mziu: Ta kemi falur Salianjin, mere…Meqë qenka kaq i mirë, merreni. PD po merret me reformën zgjedhore që do të thotë se është projektuar një bashkëpunim me gjithë partitë opozitare, për një zonë zgjedhore.
Mziu: Në zgjedhje normale, në një Shqipëri ku qytetarët ndihen të lirë dhe të barabartë në votë, PS do kthehet në parti që do shkërrmoqet në punë ditësh. Qeveria teknike do jetë zgjidhja për të patur votën e lirë.
Qafoku: Nëse PD e ka seriozisht të fitojë të paktën bastionet e veta, pas skandalit për të mos u futur në zgjedhje…
Mziu: Pas zgjedhjeve moniste.
Qafoku: Nëse PD e ka seriozisht që të paktën të fitojë bastionet e veta…
Mziu: Do fitojmë shumicën e bashkive.
Qafoku: A do vendosë PD Mziun kandidat në Kamëz?
Mziu: Mos u merr me këto makinacione. PD do fitojë shumicën e njësive administrative.
KOHA JONË SONDAZH
A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?
Results
Vota totale: 9393

