Mziu replikon me Ministrin Ahmetaj: Diskriminoni Kamzën

Dje në Këshillin Konsultativ për buxhetin 2019 të pushtetit vendor, kryebashkiaku Xhelal Mziu i është drejtuar ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke i thënë se Kamza është diskriminuar nga qeveria për sa u përket investimeve dhe delegimit të kompetencave që i takojnë pushtetit vendor.

”Nuk besoj se ka bashki të dytë në Shqipëri, që ka zero financim për rrugët. Të gjitha bashkitë janë pajisur me shërbim zjarrfikës, ndërsa Bashkia Kamëz ka zero financim. Uroj që ministri të gjejë mundësinë për reflektim për këto probleme”. Kamza ka pasur stacion zjarrfikëseje pranë Universitetit Bujqësor por ky stacion me VKM nr. 366, datë 18.5.2016, i kaloi Bashkisë së Tiranës dhe Bashkia Kamëz nuk ka asnjë stacion zjarrfikëseje.

Me VKM nr. 447, datë 22.5.2017 Këshilli i Ministrave u shpërndau fondin për blerje automjeti dhe pajisje zjarrfikëseje disa bashkive, duke mos e përfshirë në dhënien e këtij fondi Bashkinë Kamëz, e cila duhet të ngrinte stacionin e zjarrfikëses, në vitin 2017 njëlloj si bashkitë Shijak, Divjakë, Këlcyrë, Ura Vajgurore, Fushë-Arrëz, të cilat përfituan nga ky fond i dhënë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?