“Na duhet një president normal”, Meta ironizon Ramën: I uroj suksese
Kryeministri Edi Rama thekson se vendit i duhet një president “normal”. Presidenti Ilir Meta theksoi se ka qenë Rama që ka insistuar për ta zgjedhur president, ndërsa shton se i’u uron suksese.
“Unë nga socialistët jam propozuar. Unë e kam mbajtur edhe angazhimin e tij, por edhe i kam qëndruar besnik asaj që kam thënë në Parlament kur jam zgjedhur, që mes pushtetit dhe demokracisë do zgjedh demokracinë.
I uroj suksese në këto përpjekje për t’i rritur dinjitetin parlamentit siç ja ka shtuar prej vitesh bashkive, siç ja ka shtuar dhe drejtësisë e sidomos tani presidenit pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur kjo mazhorancë e ka mundësi të kapë edhe këtë institucion”.