”Na ishte një herë Tirana”, Tabaku: Prej 5 vitesh në qytet sheh vetëm beton, pluhur, maune e gropa. Një ditë do marrë përgjigjen e merituar…

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar një status në FB ku flet për betonizimin e Tiranës në 5 vitet e fundit duke akuzuar kryebashkiakun e kryeqytetit, Erion Veliajn.

Tabaku thotë se dikur nga Tirana mund të shihje Dajtin, shtëpitë e vjetra dhe vilat e viteve ’30.

Sot sipas saj, Tirana është kafshuar dhe e kanë lënë pa hapësira dhe histori pasi në rrugët e kryeqytetit sheh vetëm beton, pluhur, maune e gropa që ngrenë vetëm godina të larta.
Ajo paralajmëron se një ditë ”çibani i vërtetë” do e marrë përgjigjen e merituar që qyteti mos jetë një realitet prej çimentoje dhe pluhuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI NGA JORIDA TABAKU
Na ishte një herë një qytet që quhej Tirana. Dikur nga rrugët e saj shihje malin e Dajtit, shtëpitë e vjetra dhe vilat e viteve 1930. Englendiseshe në rrugicat e qeta dhe të bukura të Tironës derisa një filluan ta kafshojne qytetin. Duke e lënë pa histori, pa hapësira dhe duke ia fshirë Dajtin nga sytë.
Prej 5 vitesh në qytet sheh vetëm beton, pluhur, maune dhe gropa që ngrenë lart e më lartë godina.
Kryebetonieri që shitet si ambientalist shton kullat në Tiranë. Pastaj ato i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital. Ndërsa Tirana zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit. Kështu një ditë prej ditësh çibani real do të marrë përgjigjen e merituar për paudhësitë e tij gjithë këto vite.
Që realiteti i qytetit të mos jetë më i një vendi ku çimento dhe pluhuri zënë vendin e oksigjenit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?