”Na morën 65 euro për valixhet”, udhëtarët shqiptarë bllokohen në Gjermani

Dhjetra udhëtarë shqiptarë po qëndrojnë prej disa orësh të bllokuar në një avion në një aeroport të Gjermanisë. Qytetarët shqiptarë do të duhet të ishin nisur nga Hamburgu drejt Tiranës në orën 15:35.

“Po presim prej disa orësh që të nisemi. Nuk na japin shpjegime. Kemi tre orë që presim, as ujë nuk na japin. Nisja nga Hamburg, e planifikuar në orën 15:35.

U futëm në avion në orën 16:40. Në orën 19:00 na thanë që do presim akoma.

Na morën 80 euro se nuk kishim bërë check in on linë. Po ashtu na morën 65 euro për valixhen”, tha një prej shqiptarëve të bllokuar në këtë avion.

 

SHKARKO APP