Naço: Kërkesa për nënkryetarin e KLD në vesh të shurdhër

 

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço mbajti një deklaratë për mediat gjatë ditës së sotme pas mbledhjes në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Naço bëri të ditur marrjen e masës për pezullimin nga puna të gjyqtarit Osman Alliu.

Ministri tha se ky i fundit nuk e kishte përdorur sistemin audio në 98% të rasteve.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë e pranoi këtë masë që i ishte propozuar nga ministri.

Ministri Naço tha gjishashtu se kërkesa e tij për ta zëvendësuar vendin e lënë bosh të nënkryetarit të KLSH vazhdon të bjerë në vesh të shurdhër.

Sipas Naços KLD nuk po funskionion normalisht për shkak të dy vendeve të mbetura bosh.

Naço theksoi se KLD ka përgjësi për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe jo qeveria.

Lidhur me reformën në drejtësi Naço tha se ka mbështetjen e plotë të mazhorancës dhe është i vendosur të zbatojë ligjet.

Vendi i nënkryetarit mbeti bosh pas shkarkimit të Elvis Cefës.

SHKARKO APP