Nafta e Shpiragut, eksperti: Parametra premtues, pavarësi energjike dhe mundësi eksporti

Eksperti i Tregut Hidrokarbureve, Bardhi Sejdarasi ka dhënë opinionin e tij në lidhje me naftën Shpirag dhe lajmet e dala së fundmi. Sejdarasi tha se kompania SHELL që po punon në Shpirag, është një nga 7 kompanitë më të mira të botës dhe ka lidhje me 70 shtete. Për të shteti dhe kompania tanimë kanë një marrëveshje të veçantë në lidhje me ndarjen e nxjerrjes së naftës.

”SHELL është kompania e 7 në botë dhe ka marrëdhënie me 70 shtete, Shqipëria është e 71. U rikthye në Shqipëri në 2012 dhe vetëm në shkurt ka lidhur kontrate me qeverinë shqiptare. Marrëveshje e veçantë dhe specifike, marrëveshje me ndarje të nxjerrjes së pjesës së naftës.

Unë ju them që në deri ne vitin 2014 deri në 2019 është shpuar në Shpirag, 1,2,3 dhe në 2022 është shpuar edhe 4. Kompani të kësaj natyre zakonisht i mbajnë konfidenciale të dhënat. Ajo nuk deklaron as kapjen e rezervës dhe madhësinë e saj. Sepse rezerva duhet kapur në disa pika, për të parë madhësinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për një investim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre viteve, Shpirag 5 ka dhënë rezultatin final, ajo që kemi folur ditët e fundit. Tani është e rëndësishme është fluksi i nxjerrjes së naftës”,- tha eksperti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?