Nafta kalon 220 lekë, Rama: Ulëm akcizën me 20% dhe Bordi i Transparencës po vepron
Këtë javë, qeveria ka miratuar aktin normativ për uljen e akcizës së naftës dhe benzinës. Masa parashikon një ulje prej 20% të akcizës sapo çmimi i naftës të kalojë 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër.
Sipas Ramës, këto pragje janë vendosur për të garantuar një ndërhyrje të drejtë ndaj zhvillimeve të tregut ndërkombëtar, të cilat nuk varen nga vendi ynë. Qëllimi është të amortizohet ndikimi i menjëhershëm tek konsumatorët, pa rrezikuar stabilitetin e financave publike në një periudhë pasigurie dhe dinamike globale.
Masa do të mbetet në fuqi deri në stabilizimin e situatës ndërkombëtare, ndërsa Bordi i Transparencës, tashmë i aktivizuar, do të monitorojë tregun dhe do të garantojë që vendimmarrjet të jenë të drejtë dhe të verifikueshme.
Rama theksoi se reagimi i qeverisë është i matur dhe i përgjegjshëm, duke siguruar që qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve të mos abuzohen nga distributorët. Për ata që shkelin çmimin e përcaktuar nga Bordi, parashikohen masa të rrepta dhe të menjëhershme.
KOHA JONË SONDAZH

