Naftëtarët e Ballshit, nesër protestë para Ministrisë së Energjetikës

Naftëtarët do të nisin nesër protestat para Ministrisë së Energjetikës që drejtohet nga Belinda Balluku. Naftëtarët do të kërkojnë llogari për braktisjen, që sipas tyre, u ka bërë punonjësve të Rafinerisë së Ballshit qeveria dhe konkretisht Ministria e Energjetikës.

Ata do të protestojnë para Ministrisë dhe Kompanisë që administron rafinerinë për 3 paga dhe 8 muaj sigurime të papaguara.  Ndërsa për abuzimet sipas tyre ndër vite, kërkojnë hetim nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe vëmendjen e prokurorit të Përgjithshëm.

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh paralajmërojnë protestë para Ministrisë së Energjetikës në kërkim të zgjidhjes për pagat dhe siguracionet e prapambetura.

Ata thonë se kanë tre muaj që nuk paguhen ndërsa prej 8 muajsh nuk u është derdhur asnjë siguracion nga kompanitë që kishin rafinerinë në përdorim.

Të braktisur e zhgënjyer nga firma dhe institucionet e shtetit, thonë se tashmë do të kërkojnë llogari edhe ministres Balluku.

Duke kërkuar zgjidhje ligjore për këto problematika, ata kërkojnë hetim nga SPAKU dhe vëmendjen e Prokurorit të Ri të Përgjegjshëm për shqetësimet dhe abuzimet siç i cilësojnë njerëzit e naftës. Punonjësit e Rafinerisë së Ballshit vendosën përshkallëzimin e protestave pas një takimi me prefektin e Fierit ku thonë se nuk morën zgjidhje për kërkesat.

SHKARKO APP