Naftëtarët në grevë, PAA: Qeveria të mos fshihet më si struci. I ka gënjyer ҫdo prag zgjedhje

”Pse në prag të ҫdo zgjedhje i keni prezantuar oligarkë të rinj që do të investonin teknologji moderne? Kush duhet ta ndiqte planin e investimeve? Kush duhet të ndalonte në kohë vjedhjen e naftëtarëve?”, kështu thuhet në deklaratën për shtyp të Partisë Agrare Ambientaliste, ku ndër të tjera akuzohet qeveria në lidhje me situatën e naftëtarëve. ”PAA apelon se naftëtarëve ju duhet ofruar zgjidhje dhe jo mëshirë. Ata duhen respektuar dhe jo kërcënuar”,- thuhet më tej në njoftimin për shtyp.

Deklarata e plotë

Ja pse qeveria i ka shërbyer oligarkëve dhe jo naftëtarëve. Ja e drejta ligjore e naftëtarëve, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve sigurimet shoqërore derdhen jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës. Ligji 7703/93 për sigurimet shoqërore në nenin 18 qartëson se “Pagesat e kontributeve gëzojnë përparësi në raport me detyrimet fiskale dhe borxhet. Për kontributet e paderdhura nga subjektet brenda afatit, organet e sigurimeve shoqërore kanë të drejtën të nxjerrin akt-detyrimi, i cili është titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyra e përmbarimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse nuk ka dalë akt-detyrimi për kompaninë që në muajin e parë të mos-pagimit të sigurimeve shoqërore? Kush i ka lejuar oligarkët të vazhdonin të trajtonin si skllevër naftëtarët? Ky është krim. Nëse shteti i Ramës do të zbatonte ligjin, që në muajin e parë të mos-pagesës së sigurimeve shoqërore, oligarkët nuk do të vazhdonin dot skllavërimin e punonjësve. Naftëtarët do të përfshiheshin në skemat e mbrojtjes sociale të papunësisë, trajnimit dhe ri-trajnimit për punësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ҫfarë përfitimesh kanë pasur oligarkët nga vjedhja e pagave dhe sigurimet e papaguara të naftëtarëve? Nxirrni përgjegjësitë ligjore z. Rama për këdo që ka shkelur ligjin dhe ju ka vjedhur naftëtarëve pagat dhe sigurimet shoqërore. Pse në prag të ҫdo zgjedhje i keni prezantuar oligarkë të rinj që do të investonin teknologji moderne?
Kush duhet ta ndiqte planin e investimeve? Kush duhet të ndalonte në kohë vjedhjen e naftëtarëve? Ju dhe qeveria juaj jeni përgjegjëse ligjore dhe materiale për vjedhjen e naftëtarëve. PAA apelon se naftëtarëve ju duhet ofruar zgjidhje dhe jo mëshirë.  Ata duhen respektuar dhe jo kërcënuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?