Naftëtarët në protestë para Ministrisë së Energjisë, policia përdor forcën për t’i shpërndarë
Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur sot për të protestuar para Ministrisë së Energjisë.
Ata deklarojnë se kanë 20 paga pa marrë dhe 11 muaj pa punë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është e vështirë. Naftëtarët deklarojnë se protestat dhe manifestimet kanë rënë në vesh të shurdhër dhe se situata tashmë është bërë e padurueshme.
Por ndërsa naftëtarët janë mbledhur për të protestuar, forca të shumta të policisë kanë ndërhyrë me forcë për të mos lejuar mbajtjen e protestës.
“Prej shumë vitesh ne, naftëtarët e Ballshit, jemi vjedhur, tallur e nëpërkëmbur nga pronarët dhe pushtetarët. Kemi thuajse 20 paga pa marrë, edhe pse i kemi fituar me gjyq. Jemi të papunë këta 11 muaj të fundit, pa bukë për fëmijët dhe familjet tona”!- janë shprehur naftëtarët.
Ndërkohë, siç shihet edhe në pamjet e mëpshtme, ka përplasje mes policisë dhe naftëtarëve, të cilët e kanë nisur protestën paqësisht për të kërkuar të drejtën e tyre.
Situata duket e tensionuar pasi naftëtarët kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, të cilët janë shtuar në numër, me fillimin e përplasjeve.
Protestuesit kërkojnë të hyjnë në godinën e ministrisë, për të folur me përfaqësusit e MIE për shqetësimet e tyre.
Policia ka paralajmëruar e kërcënuar naftëtarët, se nëse nuk shpërndahen, do të nisin arrestimet.
Lajmi në përditësim…