FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Naimi sfidon drejtësinë për vr*sjen e Liridonës? Eksperti: Ka njerëz të fuqishëm, fëmijët janë në Suedi

Vrasja e Liridonës, krim i planifikuar nga bashkëshorti i saj, ka shumë enigma dhe pikëpyetje. Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur për vrasjen e Liridonës e planifikuar nga bashkëshorti i saj, dhe shprehen se miqtë e Naim Murselit që janë njerëz të fuqishëm, mund të ndikojnë në vendimin që mund të marrë prokuroria për këtë të fundit.

“Fakti që Naim Murseli kishte lidhje të fuqishme me personalitete, i kemi parë dhe nga fotot e tij me njerëz të fuqishëm ka dyshime që i njëjti mund edhe të ushtrojë ndikimin përmes grupeve apo personave të caktuar tek prokuroria dhe gjykata me qëllimin që të mos kemi një aktakuzë të merituar. Në Kosovë ndodh shpesh që prokuroria me qëllim apo pa qëllim nuk duhet të jetë pa qëllim për shkak të kapaciteteve profesionale që kanë, bën aktakuza jo mirë të merituara, duke mos bërë ekspertiza të mjaftueshme apo prova të mjaftueshme”, u shpreh Elezi.

I pyetur se ku ndodhen fëmijët e Naim Murselit dhe Liridona Ademaj, Elezi u shpreh se ata janë nën mbrojtjen e shtetit suedes dhe ndodhen nën kujdesin e një shërbimi social.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?