Najada Çomo tregon për herë të parë arsyen se pse nuk votoi veten, por PS-në
Deputetja e zgjedhur e PS-së, mjekja e njohur Najada Çomo të enjten ka rrëfyer një detaj interesant në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, duke treguar për herë të parë se ajo nuk votoi për veten e saj. E ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Çomo foli për kandidimin e saj, zgjedhjet dhe deri tek situata e pandemisë në vendin tonë.
E renditur e dyta në listën e PS në Tiranë, ajo mori 1583 vota, duke u shprehur se ka votuar vetëm për numrin 12, subjektin PS, pasi sipas saj fitorja e PS ishte dhe fitore për të.
“Ndihem krenare që jam pjesë e parlamentit të skuadrës socialiste dhe mbi të gjitha ndihem krenare për një arsye të vetme që unë do përfaqësoj në parlament ata njerëz që kanë punuar ditë e natë në spitalet COVID, por jo vetëm në të gjithë spitalet e Shqipërisë, gjithë mjekët e shërbimeve parësore, gjithë stafet mbështetëse që kanë punuar për pandeminë për COVID-19. Unë do jem një zë në mbrojtje të punës së tyre të padiskutueshme, të një lufte të madhe që është bërë, që vazhdon të bëhet. Besoj do përfaqësoj denjësisht ata njerëz që kanë punuar ditë e natë për shëndetin e popullatës shqiptare.
Më 25 prill kam qenë në krye të detyrës, e prisja me dëshirë të madhe rezultatin. Isha e bindur në fitore, por ndryshe është kur je e bindur dhe ndryshe kur e shikon prej vërteti rezultatin. Unë një gjë nuk kam parë, se sa vota kisha marrë unë si deputete. Nuk i kam numëruar. Unë nuk e kam votuar Najadën në numrin dy. Kam votuar numrin 12. E quajta detyrim moral karshi PS që të votoja për PS. Nëse votoja 12 detyrimisht forca politike do të fitonte dhe do të sillte dhe Najadën në parlament. Duke mos u marrë me politikë ke ca mendime të tuat dhe të lejohet.
Jam njeriu i fundit që kam parë numrin e votave që unë kam marrë. Në bindjen time ishte që të votohej PS sepse kjo ishte më e rëndësishme se vota për Najadën. Do jem njeri që do bëj më të mirën në atë vend. Kompromise që kanë lidhje me shëndetësinë”, deklaroi Çomo.
KOHA JONË SONDAZH

