Namik Dokle: Libri ka jetëgjatësi. Lexuesit më të shumë janë gra, meshkujt mjaftohen me…
Politikan i njohur dhe shkrimtari Namik Dokle në këtë Panair të librit vjen me romanin “Dhjetë gramë nder”. Ai mendon se njerëzit kanë një qasje pozitive ndaj Panairit.
Për të kjo është një festë shumë e mirë, që vë në kontakt lexuesin me librin. Dokle shton edhe se lexuesit janë më të shumtë gra sesa meshkuj, duke u shprehur se meshkujt mjaftohen me kafenetë.
”Besoj se njerëzit shkojnë në Panair për librin. Me rëndësi është që Panairi është një festë e librit, një festë e qetë pas atyre të zhurmshmeve. Kjo qetësi tregon se libri ka jetëgjatësi, sepse të ve në mendime, edhe kur nuk të pëlqen. Mendoj se Panairi është një moment kulminant për kontaktin e lexuesit me librin. Është edicioni i 26 që mbijeton dhe mbijeton mirë. Tjetër është se çfarë ndodh para dhe pas panairit”, tha ai.