Namik Dokle publikon vargje të “vjedhura” nga Dritëro Agolli!
Namik Dokle, një personalitet i politikës dhe letrave shqipe, ka postuar një status dhe disa vargje të Dritëro Agollit, të papublikuara, të “vjedhura” në sallën e parlamentit.
Ja se çfarë shkruan Namik Dokle:
“Kur ishim në Kuvend, e shikoja shpesh që i kthente mbrapsht fletët e projekt/ligjeve dhe aty shkruante vargje të ndryshme, për gjërat që dëgjonte dhe shikonte aty. Ethem Ruka dhe unë ( ndoshta edhe ndonjë tjetër) i mblidhnim dhe i ruanim ato fletë. Disa prej tyre i kam akoma dhe i lexoj nganjëherë, thjesht për të buzëqeshur. Dritëroi të ngjallte gjithnjë buzëqeshje të shëndetshme”.

KOHA JONË SONDAZH