Nancy Pelosi: SHBA dhe bota nuk e përballon dot një luftë

Kryetari i Dhomës në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi tha se SHBA dhe bota nuk mund të përballojnë një luftë të tillë Pelosi tha gjithashtu se “Ne duhet të sigurojmë trupat amerikane”, duke i dhënë fund provokimeve të panevojshme të administratës dhe duke i kërkuar Iranit të ndalojë dhunën Zarif: “Do të mbrohemi nga çdo agresion”. Me një postim në Twitter, Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif, konfirmoi që Irani nisi sulmin me raketa duke shtuar: Ne nuk po kërkojmë përshkallëzim ose luftë, por do të mbrohemi nga çdo agresion.

Ushtria iraniane ka goditur me të paktën 35 raketa dy baza ushtarake amerikane në Irak. Pentagoni ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në bazën në bazën ajrore “Ain Al-Asad” dhe në bazën e Irbil, ku ka trupa amerikane. Zyrtarisht bazat janë të ushtrisë së Irakut, por brenda tyre ka personel ushtarak dhe pajisje të SHBA-ve. Sipas mediave në SHBA, baza e Ain Al- Asad është më e madhja ku ndodhen trupa të SHBA dhe të koalicioni të NATO-s kundër terrorizmit.

CNN citon burime nga ushtria të cilat konfirmojnë se “ka dëme në bazën irakene të Ain Al-Asad”. Mediat shtetërore iraniane kanë konfirmuar se sulmi është kryer nga ushtria iraniane. Sipas tyre Irani ka nisur operacionin “Soleimani Martir”, në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani nga SHBA. Garda Islamike Revolucionare e Iranit në një deklaratë në televizionin iranian “Press Tv” deklaron se “hakmarrja ka nisur” dhe se “kemi goditur bazën ajrore Ain Al Asad”.

SHKARKO APP