Nard Noka qëllohet me armë në Lezhë

Një 26 –vjeçar ka mbërritur i plagosur në spitalin e Lezhës. Ai është identifikuar si Nard Noka, banor i këtij qyteti. Burime nga spitali bënë me dije se ai ka disa plagë në trup, të shkaktuara me armë zjarri. Nuk është e qartë se si është plagosur i riu dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shkruan lapsi

SHKARKO APP