“Narkopolicia fsheh prej 10 ditësh kriminelin”, Sali Berisha publikon mesazhin e qytetari
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetar nga Vlora i cili bën me dije se para disa ditësh një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur në mes të qytetit.
Berisha në statusin e tij bën me dije se kanë kaluar dhjetë ditë nga ky aksident dhe akoma nuk është gjetur autori i cili është larguar nga vendi i ngjarje.
Ndër të tjera në postimin e tij Berisha ka publikuar edhe videon me pamjet e aksidentit të regjistruara nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes.
Postimi i plotë:
Makina shtyp 2 vete ne mes te Vlores!
Narkopolicia fsheh prej 10 ditesh kriminelin!
Shikoni videon e aksidentit dhe lexoni mesazhin e familjarit dixhital! sb
Përshëndetje doktorr.
Në radhë të parë ju uroj shendet.
Doktorr dua tu informoj për një hall të madh që na ka zënë.
Doktor im vëlla quhet Rexhep Llaçaj dhe është prej 20 vjetësh punonjës i policisë së shtetit në Vlorë tani kan disa muaj që e kan transferuar në Himarë vetëm e vetëm sepse unë shkruaj kundra qeverisë.
Por ky nuk është problemi kryesorë.
Problemi yn është sepse në dt 24.01.2021 në rrugën transballianike te rrethrrotullimi i shkollës së naftës te vizat e bardha në orën 21:00 një makinë na shtypi kunatën dhe mbesën, nusen e Rexhepit dhe vajzën.
Majlinda dhe Lesina Llaçaj, dhe pse kan kaluar 10 ditë nga aksidenti policia akoma nuk ka bërë as identifikimin e personit dhe as të makinës.
Kunata ka politrauma dhe ka qenë në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet akoma te spitali i traumës në Tiranë.
Si ka mundësi që ky shtet mos ta gjej akoma personin.
Po ju drejtohem juve doktorr sepse ju mbeteni akoma shpresa jonë.
Po ju nis dhe vidjon se si makina shtyp nusen e vllait dhe mbesen dhe dy çunat e vllait qe i qepen makinës nga mbrapa por nuk arrijn ti shofin targat dhe shofin maman e tyre se si u fluturon në ajër😭😭😭😭😭😭😭fëmijët kan kaluar traum dhe këta akoma nuk po e gjejnë ose nuk duan ta gjejnë.